Telegrafi

N’Zonzi nuk pranon të kthehet te Roma, kërkon rikthimin në Francë

Roma (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Steven N’Zonzi iu bashkua Romës edicionin e kaluar nga Sevilla.

Mesfushori francez nuk ka arritur të përshtatet me kampionatin italian, duke qenë ndër dështimet e mëdha të Romës.

E pasi nuk ka kaluar aspak mirë në vitin e tij të parë në kryeqytetin italian, mesfushori francez po kërkon të rikthehet në Ligue 1.

Ai nuk ka pranuar t’i bashkohet Romës në fazën përgatitore dhe i ka bërë të qartë drejtuesve se e dëshiron largimin me çdo kusht.

Steven N’Zonzi. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Tri skuadrat e mëdha franceze, Olympique Marseille, Monaco dhe Lyon janë duke kërkuar shërbimet e tij.

Roma mezi pret largimin e lojtarit, por dëshiron që nga shitja e tij të fitojë mbi 20 milionë euro.

30-vjeçari më parë ka bërë karrierë edhe te Sevilla, Stoke City, Blackburn Rovers e Amines. /Telegrafi/