Site icon Telegrafi

NYT: UNMIK-u i brengosur për nxitjen serbëve nga Beogradi

Sipas NYT, diplomatët perëndimorë në Prishtinë dhe Bruksel presin që Kombet e Bashkuara ta ftojnë BE-në që ta zëvendësojë UNMIK-un kurse shteteve do t’u ofrohet mundësia që, individualisht, ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Organizatat humanitare, përfshirë këtu edhe UNHCR-në, tashmë i kanë të gatshme planet për evakuimin e 5.000 deri në 100.000 refugjatë, nga të cilët, shumica do të jenë serbë të Kosovës”, shkruan NYT.

NYT e ka vlerësuar si kërcënim të zbehtë deklaratën e zyrtarëve serbë se Kosovën do ta bllokojnë ekonomikisht, në rast të shpalljes së pavarësisë sepse, shkruan kjo gazetë, Kosova tashmë një kohë të gjatë ka marrëdhënie të mira tregtare më Maqedoninë.

Exit mobile version