Telegrafi

NY Red Bulls kërkojnë Raul

Marca në edicionin e sotëm shkruan se kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzales është një opsion shumë serioz i New York Red Bulls. Gazeta shkruan se sulmuesi mund t’i luajë muajt e fundit me Realin, pasi është shumë e mundshme që ai t’i japë fund karrierës në Bernabeu në fund të sezonit.

Besohet se ekipi i Ligës MLS ka bërë ofertë të parefuzueshme për Realin, ndërsa lojtarit i ka ofruar të njëjtën pagë të cilën ai e merr në klubin mbretëror.

Spekulohet se New York Red Bulls po ashtu do të mundohet ta rikthejë në fushë ish-mbrojtësin e pensionuar të Milanit, Paolo Maldini, ndërsa opsion është edhe Thierry Henry./Telegrafi/