Site icon Telegrafi

Nxori thikën u zhvesh dhe plaçkiti restorantin

Por pasi burri nuk u bind, ajo zhveshi bluzën dhe ia tregoi atij përmasat e saj. Vajza anonime në moshën ndërmjet 25 dhe 30 vjeç, hodhi çantën e zbraztë në banak duke pritur që punëtori i restorantit ta përmbushë kërkesën e saj. Por pasi një gjë të tillë ai s’e kishte ndër mend ta bënte, ajo vendosi ta mashtrojë ndryshe.

“Mbante thikën në dorë, pastaj e hodhi çantën në banak. Pas kësaj hoqi bluzën dhe mbeti vetëm me jelekë”, deklaroi polici Andrew Caruan.

Kjo sjellje e hutoi punëtorin dhe e detyroi t’ia dorëzojë paratë që i kishte në arkë. Vajza mori paratë dhe iku shpejtë. Edhe pse policia arriti në vendin e ngjarjes vetëm për disa minuta, vajza u zhduk pa gjurmë. /Telegrafi/

Exit mobile version