Atticus Chadler nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, kërkoi t’ia nxjerrin dhëmbin e qumështit nëpërmjet perit, derisa lëshohej me sajë nëpër një kodër.
Kjo nuk ishte ideja e vetme e gjashtëvjeçarit, që kërkoi ta nxjerrtë dhëmbin me pe, që tërhiqet prej veturës, apo ventilatorit për freskim, transmeton Telegrafi.
“Ishte dita e dytë e tij, që e kalonte duke rrëshqitur. Në mëngjes erdhi me idenë e re dhe kërkoi t’ia realizonim” ka thënë babai i Chadler.
Veprimi tij është konsideruar si shumë i guximshëm, pasi që shumica e bashkëmoshatarëve të tij frikësohen të shkojnë te dentisti. /Telegrafi/