Telegrafi

I nxjerrin nga veshi sasi enorme dylli, momenti i pështirë shpërndahet në internet (Video)

Është hedhur në internet një video e shkurtër, që e tregon momentin e pastrimit të veshit të pacientes me një shiringë.

Megjithëse është një skenë shumë e pështirë, shikuesit e kanë pëlqyer dhe e shpërndanë menjëherë, duke bërë që të qarkullonte në rrjetet sociale.

“Më në fund iu kthye dëgjimi”, si dhe “si ka mundësi të mblidhet gjithë kjo sasi” janë dy nga komentet për rastin.

Në të njëjtën kohë, mjekët kanë kërkuar që kontrollet të jenë sa më të shpeshta dhe të mos vije deri te kjo gjendje e shtresimit të dyllit për vite me radhë. /Telegrafi/