Telegrafi

I nxjerrin nga trupi binjakun e pa lindur me këmbë, gjenitale dhe flokë (Foto, +16)

Një adoleshent nga Malajzia, i është nënshtruar me sukses intervenimit për t’i hequr binjakun e tij i cili kurrë nuk ka lindur.

Mohd Zul Shahril Saidin e ka mbajtur një fetus që nga lindja, një nga rastet e rralla që shkenca i njeh si ‘fetus in fetu’, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen ndodhë një në 500 mijë lindje, kur fetusi i deformuar, gjendet te binjaku i tij.

Pas operimin në spitalin e qytetit Kedah, nga 15-vjeçari është hequr kjo pjesë njerëzore që kishte këmbë, organ gjenital dhe flokë.

Me të mësuar se ky është ‘njëri binjak’, familjarët e kanë varrosur me një ceremoni sikur secili njeri normal.

Në anën tjetër, Mohd i cili kohëve të fundit ka pasur dhimbje barku dhe ka kërkuar ndihmën e mjekut, pritet që së shpejti të lëshohet nga spitali. /Telegrafi/