Derisa ekipi i BBC po raportonte nga një festival në Devon të Anglisë, një pjesëmarrëse e ka ulur bluzën dhe ka treguar gjoksin.
Momenti që ka zgjatur disa sekonda, ka bërë që kjo intervistë të largohet nga interneti, megjithëse ishte parë nga shikuesit që po e ndiqnin programin, transmeton Telegrafi.
“Ishte më shumë qesharake se sa ofenduese, por nuk e konsiderojmë normale të jetë sërish në dispozicion”, është arsyetuar largimi i këtij materiale.
Ende nuk dihet se kush ishte ajo, apo çfarë qëllimi kishte me këtë gjest të pazakontë. /Telegrafi/