Telegrafi

Nxjerret nga rrënojat një anëtar i familjes Lala

Është nxjerrë nga ndërtesa katërkatëshe një person i pajetë i familjes Lala, por që nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Që nga ora 18:00 e ditës së sotme, është sinjalizuar për lokalizimin e trupit të njërës prej femrave te kësaj familje, që gjendej brenda rrënojave. Gërmimi është bërë nga ekspertë të emergjencave civile dhe zjarrfikës.

Derisa kanë nxjerrë trupin, ka qenë vështirë të shihet nëse ka edhe ndonjë trup tjetër, meqë punonjësit kanë mbuluar zonën për shikim, për shkak të ndjeshmërisë së situatës.

Vazhdojnë të mbesin edhe pesë pjesëtarë të familjes Lala nën rrethoja, tek zona e Kënetës në Durrës, ndër ta tre të mitur, dy prej tyre binjakë.

Deri tani njoftohet se mbi 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 kanë mbetur të lënduar nga tërmetet e fuqishme, që goditën vendit mëngjesin e së martës. /kp/Telegrafi/