Telegrafi

Nxitoni, zbritje e madhe prej dy centëve në Prishtinë: A është Coca-Cola Pepsi? (Foto)

Një supermarket i Prishtinës, ka bërë një “zbritje” fort të “madhe” çmimesh!?

Pos “zbritjes”, ky supermarket u bë pjesë ngatërresave të mëdha të dy gjigantëve, Coca-Cola dhe Pepsi!

Kështu, në “aksionin” e shpallur për ulje çmimi për vetëm dy centë, nga 1.22 euro në 1.2, shihen shishet e Pepsit, por në lajmërim shkruan Coca-Cola!

Meqë Coca-Cola konsumohet në Kosovë më shumë se pija rivale Pepsi, athua a do të ndërrojë kjo preferencë pas kësaj “zbritjeje”? /Telegrafi/