‘Showbizit’ ndërkombëtarë duket se po i shtohet edhe një çifti i ëmbël.
Janë dy artistët e njohur, Rihanna dhe ASAP Rocky, për të cilët po flitet se janë në lidhje dashurie, shkruan Daily Star.
Sipas mediave të huaja thuhet se dyshja janë parë një një darkë romantike në New York.
“Darka ishte intime. Ata ndanë më pas dhomën e hotelit në New York”, kanë qenë deklaratat e një burimi të The Sun.
Ata së fundmi janë parë shpesh në praninë e njëri-tjetrit, teksa dhuruan edhe 120 shujta në lagjen ku kishte qëndruar reperi.
Derisa po vazhdojnë aludimet, asnjëri nga palët nuk ka zgjedhur që të prononcohet. /Telegrafi/