Telegrafi

Nxiten reagime pasi një vajzë 14-vjeçare në Zimbabve vdiq gjatë lindjes në faltoren e kishës

Policia në Zimbabve po heton vdekjen e një vajze 14-vjeçare gjatë një procesi të lindjes, një rast që ngjalli zemërim mes qytetarëve dhe aktivistëve të të drejtave.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Memory Machaya raportohet të ketë vdekur muajin e kaluar në një faltore të kishës në rajonin lindor të Marange.

Rasti ka ekspozuar shfrytëzimin e të miturve, pasi thuhet se ajo u detyrua të braktisë shkollën për t’u martuar.

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë të njohë martesën e fëmijëve si krim dhe t’i jap fund kësaj praktike.

Organizata tha se “shënon me shqetësim të thellë” dhe “dënon fuqishëm”, raportet në rrethanat që kanë të bëjnë me vdekjen.

“Trendi aktual i rasteve të pazgjidhura të dhunës kundër grave dhe vajzave në Zimbabve, përfshirë martesat e të miturve, nuk mund të vazhdojë pa u ndëshkuar”, tha OKB në një deklaratë të shtunën. /Telegrafi/