Një grua ka nxitur debat të madh në rrjetin social Reddit për mënyrën se si e ha burriton, raporton TheMirror.
Partneri i saj publikoi fotografinë e burritos duke thënë se gruaja këtë ushqim e ha me pirun, transmeton Telegrafi.
“Gruaja ime e ha burriton e mbushur me pirun, e më pas petën”, shkroi ai në Reddit, derisa postimi nxiti mjaft reagime saqë një komentues këtë mënyrë të ngrënies e quajti “kriminale”.
Burrito është ushqim i vjetër meksikan i zonës së El Pasos, i punuar me një petë të ngrohtë dhe në brendi përmban oriz, mish, fasule dhe lëngje të tjera. /Telegrafi/