Forcimi i këtyre muskujve mund të ndikojë në mënyrë preventive në lëndimet e shpinës, gjunjëve, nyjave të krahëve.
* Ulja në top aktivizon punën e muskujve të shpinës dhe të barkut. Në këtë mënyrë do të nxisni qëndrimin e drejtë dhe vertikal.
* Argëtohuni duke kërcyer mbi top dhe nxisni shkrirjen e kalorive të tepërta.
* Është me rëndësi madhësia e topit, sepse kur uleni në të, ijët dhe gjunjët duhet të jenë në shkallën prej 90 gradësh. Personave të cilët janë të gjatë deri në 165 cm u nevojitet topi me perimetër 55 cm; atyre nga 165 deri në 180 cm perimetri i topit prej 65 cm, ndërsa atyre mbi 180 cm topi prej 75 cm. /Telegrafi/