Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në pallatin afër shkollës “Dy Gjelat” në Durrës.
“BalkanWeb” ka raportuar se nga gërmadhat e pallatit gjashtëkatësh është nxjerrë trupi i pajetë i Xhuljeta Gjonajt.
Xhuljeta, 60 vjeçe ishte nënë e tre djemve të cilët janë emigrantë.
Më herët u nxjerr nga rrënojat trupi i Nafije Rexhepit, 70 vjeçe e cila jetonte me qira në katin e parë të pallatit të shembur.
Kujtojmë që lëkundjet e forta të tërmetit të 26 nëntori, shkaktuan mbi 40 të vdekur e qindra të plagosur.