Site icon Telegrafi

Nxirret trupi i pajetë i Shemsedin Abazit, që vdiq pas tërmetit në Shqipëri

Nga tërmeti i fuqishëm i së martës i cili goditi Shqipërinë, deri më tani kanë humbur jetën 24 persona, në mesin e tyre edhe dy vëllezër nga Kosova.

Lexo po ashtu Lutfi Haziri: Fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur nga tërmeti në Shqipëri

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka bërë të ditur se tashmë është nxjerrë edhe trupi i të ndjerit Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Epërm i Gjilanit.

“Tashmë sapo e nxorëm nga gërmadhat e hotel Tropikal, të ndjerin Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Epërm i Gjilanit.
Ngushëllime familjes Abazi nga vdekja tragjike e djemve të tyre nga tërmeti”, ka shkruar Hasani.

Në Shqipëri ndërkaq janë duke vazhduar kërkimet për shpëtimin e disa personave tjerë që kanë mbetur nën gërmadha. /Telegrafi/

Exit mobile version