Site icon Telegrafi

Nxirret trupi i pajetë i kroates që humbi jetën në Majën e Jezercës – ende të bllokuar alpinistë të tjerë

Një alpiniste kroate u gjet e pajetë pasi kishte rrëshqitur nga ‘Maja e Jezercës’ në Shqipëri.

Trupi i 43-vjeçares u nxor pas disa orë kërkimesh dhe po transportohet drejt morgut me helikopter.

Ndërkohë, sipas policisë shqiptare ka të bllokuar dhe alpinistë të tjerë.

Lexo po ashtu Humb jetën një turiste kroate në vendin e quajtur "Maja e Jezerces" në Shqipëri

“Grupi i aplinistëve kroat ishin ngjitur nga Malit të Zi për të mbërritur në vendin e quajtur ‘Maja e Jezerces’. Turistja kroate, shtetasja Z. L., 43-vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën”, thuhet në njoftim të policisë shqiptare.

Ndërsa është duke vazhuar operacioni i kërkim-shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur shpëtimin e alpinistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.

Deri më tani nuk dihet numri i alpinistëve të zhdukur./Telegrafi/

 

Exit mobile version