Dy ditë pas tërmetit ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e hotelit “Miamare” trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt.
Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.
Në këtë rast, situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.
“Në Thumanë dhe Durrës prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 12.40 janë nxjerrë nga rrënojat 10 shtetas të pajetë”, raporton Policia e Shtetit.
Për momentin operacioni përfundoi, por do të bëhen verifikimet nëse ka apo jo persona të tjerë dhe më pas do merret një vendim.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dije se trupi i nxjerrë pak më parë çon në 42 numrin e viktimave.. /Ora News/