Ish-drejtori ekzekutiv i organizatës “Rusia e Hapur”, Andrey Pivovarov një lëvizje pro-demokracisë e themeluar nga Mikhail Khodorkovsky u nxor nga një aeroplan në Shën Petersburg dhe u arrestua.
Siç njofton avokati i tij, Pivovarov u arrestua për shkelje të të pretenduara të ligjit mbi të ashtuquajturat “organizata të padëshirueshme”.
Kritiku i Kremlinit ishte nxjerr nga aeroplani që do të udhëtonte për në Varshavë, derisa ai ende ishte në Aeroportin Pulkovo.
Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri 6 vite burg.
Që nga viti 2017, aktivistët e “Rusia e Hapur” janë përballur rregullisht me presion, duke i identifikuar ata si “organizatë të padëshirueshme”.
Ky Ligj është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/