Site icon Telegrafi

Nxirret në shitje logoja e famshme e Twitter, nga shtëpia e ankandeve thonë se çmimi fillestar është mbi 23 mijë dollarë  

Emri Twitter nuk është përdorur zyrtarisht për një kohë të gjatë, por ata që duan të shpëtojnë logon e zogut të kaltër nga harresa mund ta bëjnë këtë nëse kanë para të mjaftueshme.

Shenja, e cila përfaqëson një nga dy zogjtë që zbukuruan zyrat e Twitter, tani është në ankand, transmeton Telegrafi.

Logoja e madhe, e cila ishte pjesë e selisë së kompanisë në San Francisko, është një nga simbolet më të famshme që lidhet me këtë rrjet social. Çuditërisht, kjo pjesë e historisë nuk është e lirë.

Aktualisht, oferta për logon e “Larry”, e cila peshon rreth 250 kilogramë, është mbi 23 mijë dollarë. Shtëpia e ankandeve RR Auction parashikon se çmimi i logos mund të arrijë në 40,000 dollarë.

Ky nuk është “Larry” i parë që del në ankand pasi Elon Musk mori drejtimin e Twitter në 2022, një numër i madh artikujsh nga ish-zyrat e kompanisë gjetën rrugën e tyre drejt ankandeve.

Një version më i vogël i logos u shit për 100,000 dollarë, ndërsa një tjetër logo e madhe nga ndërtesa u shit në ankand për një çmim të pazbuluar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version