Site icon Telegrafi

Nxirret i gjallë nga rrënojat një 47-vjeçar në Durrës

Një person 47-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një objekti në Durrës, si pasojë e tërmetit që ka goditur Shqipërinë.

Është mësuar se 47-vjeçari është shpëtuar pak momente më parë dhe tashmë është nën kujdesin e mjekëve, raportojnë mediat shqiptare.

Tashmë gjendja e tij është paksa e rënduar dhe stafi mjeksor është duke u kujdesur në mënyrë intensive për të.

Ai ndodhej që një kohë të gjatë nën rrënoja. Ende nuk është bërë i ditur emri i të mbijetuarit.

Exit mobile version