Telegrafi

I nxirret i gjallë insekti gjigant, që i kishte hyrë në vesh derisa po flinte (Video, +18)

Gruaja e njohur vetëm me mbiemrin Su nga Hunan i Kinës, është dashur të shkojë në spital sepse nuk mund ta nxirrte insektin që i kishte hyrë në vesh, derisa po flinte.

Ajo kishte provuar ta largonte përmes shkopinjve me pampuk, por vetëm sa e ka përkeqësuar rastin, sepse e shtynte më thellë në kanalin e veshit, transmeton Telegrafi.

Më pas, ajo ka shkuar në spital, ku fillimisht i është hedhur një lëng që e shtynë gjallesën të lëvizë më shumë, në përpjekje të del vet.

Meqenëse nuk shkonte në drejtimin e duhur, në kanalin e veshit të saj, mjeku ka futur një palë pinca të gjata dhe e ka nxjerrë jashtë.

“Me të vërtetë është një kacabu”, dëgjohet duke thënë Su, e tronditur kur pa se çfarë kishte në vesh. /Telegrafi/