Telegrafi

Nxirren pesë trupat e pajetë nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Gjilan

Zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë nxjerrë trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga shtëpia e tyre, ku sot ka ndodhur rasti tragjik në Gjilan.

Trupat e pajetë do të dërgohen për obduksion.

Ndryshe, zyrtarja policore Valdete Bllaca ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes e më pas vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten

Policia e Kosovës së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadiru, kanë konfirmuar para mediave se zyrtarja policore në Gjilan ka vrarë prindërit, vëllezërit  dhe më pas vetën. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Prokurori Kadriu: Dyshohet se vrasja e shumëfishtë në Gjilan u krye me armë të policisë