Ekipet e shpëtimit nisën operacionin për të nxjerrë një anije turistike që u përmbyt në lumin Danub në Budapest, muajin e kaluar.
Anija Mermaid transportonte turistë të Koresë së Jugut kur u përplas me një anije lundrimi dhe u fundos, duke shkaktuar vdekjen e 20 njerëzve.
Edhe katër trupa të pajetë u nxorën sot nga anija.
Ata besohet se u përkasin tre jugkoreanëve dhe kapitenit hungarez, përcjell rel.
Përpjekjet e shpëtimit u penguan ditëve të fundit nga nivelet e larta të ujit, të shkaktuara nga shirat.
Kapiteni i anijes së lundrimit u arrestua nën dyshimet për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.