Site icon Telegrafi

Nxirja artificiale e trupit i del jashtë kontrollit, Selena Gomez kritikohet për paraqitjen në “Met Gala”

Mbrëmja e “Met Gala” mblodhi shumë yje të famshëm në një nga ceremonitë më prestigjioze në botën w Hollywoodit.

Shumë prej të pranishmëve rrëmbyen vëmendjen me paraqitjen e tyre plot glamur, ndërsa pati edhe nga ata që këtë herë nuk ia qëlluan!

Njëra ndër to ishte këngëtarja Selena Gomez, e cila u paraqit me një fustan të gjatë me material tyl me shkëlqim.

Foto: Getty Images

Për këtë mbrëmje, ajo ishte mundur të ketë një paraqitje të mirë edhe sa i përket makijazhit dhe ngjyrës së lëkurës, gjë e cila nuk i kishte rezultuar edhe aq mirë.

Nxirja artificiale ka bërë që gjithçka të vihet në pah, dhe ngjyra e lëkurës së trupit të saj nuk ishte e njëjtë në secilën gjymtyrë.

Foto: Getty Images

Për të keq në sy ra edhe modeli i saj i flokëve, i cili ishte i çrregullt dhe nuk përkonte me makijazhin që kishte në fytyrë.

Zakonisht Selena gjithmonë komplimentohet për paraqitjet e saj në evente të tilla, por kjo e fundit duket të mos ketë qenë ndër më të mirat e saj. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Exit mobile version