Prindërit janë ankuar për ushqimin e ‘gërditshëm’ që iu është shërbyer fëmijëve të tyre në një shkollë fillore. Madje, një nënë ka thënë se nuk do ia jepte as qenit.
Gemma O’Grady e ka shpërndarë një fotografi, ku tregon pjatën që i është shërbyer të bijës së saj, në shkollën St Pius Primady in Dundee të Anglisë, transmeton Telegrafi.
“Janë dy salsiçe të papjekura, me dy copëza patate dhe një e ashtuquajtur ëmbëlsirë. Megjithatë nuk mungon qumështi”, ka shkruar ajo në postim.
Shumë njerëz e konsideruan si pjatë të dobët dhe përgatitje pa ndonjë përkushtim, që lë shumë për të dëshiruar, ndërsa nuk e ngopë një fëmijë.
“Ushqim më i keq se në burgje, fëmijët nuk e meritojnë këtë shërbim të gërditshëm”, ka shkruar një komentues.
Zyrtarët e shkollës, kanë thënë se me ushqimin merret kompania e kontraktuar, duke mos pranuar se është faji i tyre që pranuan të shërbehej në atë formë. /Telegrafi/