Derisa bashkëmoshatarët e saj janë të ngjitur për telefona, Maia Fletcher përdorë një formë tjetër argëtimi.
Kohën e lirë, nxënësja tetëvjeçare e kalon në fermën e gjyshit, ku kujdeset për pesë kuaj gjigantë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk është me e gjatë se një metër e 40 centimetra, ia del t’i pastrojë kafshët që arrijnë gjatësi prej afro dy metrash – që i ka kalëruar, që kur ishte trevjeçare.
Poni që e ka në shtëpi, nuk i duket aq interesant Maias e cila përdor shkallët, për t’i fërkuar me brushë dhe i nevojitet ndihmë, që të ngjitet mbi ta për t’i kalëruar.
Gjyshi saj, John Fletcher që i japë me qira këta kuaj për të tërhequr karrocat nëpër ceremoni martesore, apo aktivitetet tjera, shprehet i lumtur me mbesën.
“I kam nëntë nipa, por as që më vizitojnë ndonjëherë në fermë. Vetëm Maia vjen dhe është ndihmëse e rregullt” është shprehur ai.
Sipas tij, kjo është mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë, ndërsa edhe ndihmesë shumë e madhe për të. /Telegrafi/