Në një shkollë të mesme në Jaragua të Brazilit, një nxënëse 15-vjeçare e ka qëlluar bashkëmoshataren disa herë me thikë në gjoks.
Mosmarrëveshja që kishin për një kohë të gjatë, ka bërë që njëra nxënëse të nxjerrë thikën e xhepit dhe të qëllojë rivalen, në mesin e shumë të pranishmëve, transmeton Telegrafi.
Viktima, që ishte e pafuqishme të mbrohet, është shtrirë në dysheme derisa ka arritur autoambulanca, ndërsa sulmuesen e kanë mbajtur me forcë në një klasë për t’ia dorëzuar policisë.
Sulmuesja është dërguar në mbajtje, kurse viktima është trajtuar në spital, për tu lëshuar në kujdes shtëpiak.
Hetuesit po ndihmohen nga zyrtarët e shkollës, në përpjekje që të zbardhin detajet e mosmarrëveshjes. /Telegrafi/
https://youtu.be/Np41INCndGM