Site icon Telegrafi

Nxënësja rrahu brutalisht mësuesen në Amerikë, e shtriu për tokë dhe e sulmoi me boksa e shkelma

Një gjimnaziste në një shkollë në Missouri ka rrahur brutalisht mësuesen e saj në korridorin e institucionit arsimor.

Sipas pamjeve të publikuara gjerësisht, nxënësja e shkollës së mesme e kishte grushtuar pafund mësuesen e saj pas një mosmarrëveshjeje në korridorin e shkollës, transmeton Telegrafi.

Nxënësit e shkollës thanë se gjithçka kishte ndodhur pas një keqkuptimi, kur mësuesja kishte pasur dyshime të padrejta kundrejt nxënëses, e cila po merrte disa një çantë me ilaqe nga dollapi i saj.

Siç raportohet, adoleshentja e kishte shtyrë mësuesen dhe u përpoq t’ia mirrte çantën me ilaqe dhe më pas e sulmoi.

Mësuesja kishte mbetur me lëndime, ndërsa nxënësja e shkollës së mesme përfundoi me pranga në duar.

Mësuesja e shkolles

Pamjet e përleshjes mes të dyjave u bënë virale në rrjetet sociale pasi u publikuan nga nxënësit e shkollës.

Adoleshentja e kishte shtrirë mësuesen për tokë dhe e sulmonte pa fund me shkelma e boksa. /Telegrafi/

Exit mobile version