Telegrafi

Nxënësja qëndroi në dritaren e taksisë, për të “kryer detyrat” e mbështetur në tavanin e veturës (Video)

Të pranishmit që ndodheshin në një rrugë në Henan të Kinës, nuk po mund t’i besonin syve, kur panë një vajzë në uniformë të shkollës, që kishte nxjerrë gjysmën e trupit përjashta dritares së taksisë.

Ajo mbante kokën poshtë dhe shkruante në një fletore të vendosur në tavanin e veturës, duke rrezikuar të binte në çdo moment, transmeton Telegrafi.

“Përfundimi i detyrave përjashta veturës”, ka qenë përshkrimi i shkurtër i videos, që është bërë virale menjëherë.

Më të nisur hetimet, u zbulua se nxënësja kishte dashur të llastohej në këtë formë, teksa vetura po vozitej prej babait të saj.

Policia ia ka marrë lejen e vozitjes deri në një në vendim tjetër, megjithëse ai ka thënë se ishte duke biseduar me një shok dhe nuk e kishte parë të bijën që doli prej dritares. /Telegrafi/