Një grua 99-vjeçare, që besohet të jetë nxënësja më e vjetër në botë e shkollës fillore, ka vdekur në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Keni, ka thënë nipi i saj për BBC.
Priscilla Sitienei filloi të zhvillonte komplikime shëndetësore kur mori pjesë në mësim të mërkurën, transmeton Telegrafi.
Ajo dhe shokët e saj të klasës 12-vjeçarë po përgatiteshin për provimet përfundimtare që do të fillonin javën e ardhshme.
Historia e Sitieneit frymëzoi një film dhe lëvdata nga agjencia e kulturës dhe arsimit e OKB-së, Unesco.
Ajo u rrit në një Keni të pushtuar nga britanikët dhe jetoi gjatë vështirësisë të vendit të saj për pavarësi.
Siç bëhet e ditur 99-vjeçarja i tha Unesco-s vitin e kaluar se donte të motivonte nënat e reja që të ktheheshin në shkollë.
“Doja të ju tregoja një shembull jo vetëm atyre por vajzave të tjera në mbarë botën që nuk janë në shkollë, pa arsim”, tha ajo. /Telegrafi/