Shangai ka qenë qyteti i parë, ku kanë filluar këto stervitje, që përshinin vrapim nëpër flakë duke mbuluar gojën dhe hundën, që të mos asfiksohen, transmeton Telegrafi.
Pas ligjëratave se si duhet të evakuohen në rast zjarri, nxënësit janë vënë në situata reale, që të mësojnë se si të largohen dhe të ndihmojnë të tjerët.
“Është mirë të dimë se si duhet ikur nga një vend i kapluar nga zjarri, megjithëse kjo është ekstreme”, ka thënë një nxënës për MailOnline.
Shumë zjarrfikës kanë qenë në shkollë, ku u simulua ky ushtrim shpëtimi. /Telegrafi/