Ministria e arsimit ka iniciuar një pilot projekt vlerësues për testin PISA.
Në këtë fazë të pilotimit janë përzgjedhur rreth 3 mijë nxënës nga shumica e komunave të Kosovës, të cilët do të testohen brenda dy javëve.
Se kur do të publikohen këto rezultatet të testit pilotues nuk dihet saktësisht veçse Ministri i arsimit, Arsim Bajrami tha se ato do të jenë publike, transmeton klan kosova.
E testi final PISA do të mbahet gjatë vitit 2018.