Telegrafi

Nxënësit shtatëvjeçar i konfiskohet arma (Foto)

Policia në Nottinghamshire të Anglisë, ia ka konfiskuar një fëmije armën që hedhë rruaza, por që duket sikur të jetë e vërtetë.

Nxënësi shtatëvjeçar, e kishte marrë fshehurazi revolen që përdoret për të frikësuar kafshët gjatë gjuetisë, për t’ua treguar shokëve të klasës, transmeton Telegrafi.

Arma që iu konfiskua shtatëvjeçarit

Me të kuptuar për rastin, mësuesja ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit, nga frika se ai po bartë një armë zjarri.

Gjatë inspektimit ka dalë se bëhet fjalë për diçka të parrezikshme, por që nuk bën të jetë në duart e fëmijëve.

Prindërit e fëmijës janë këshilluar që ta mbajnë larg dhe të kenë kujdes, të mos jetë në ndonjë vend ku mund ta arrihet lehtë. /Telegrafi/