Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një shkollë në Afrikën e Jugut, ku dy nxënës janë rrahur, ndërsa arsimtari i ka ndërprerë në një mënyrë që kurrë nuk e kishin pritur se do të ndodhë.
Kjo ngjarje është filmuar me telefon të mençur, i cili më shpejtësi të madhe është duke u shpërndarë në internet, transmeton Telegrafi.
Në fakt, dy nxënës janë grindur dhe rrahur në shkallët e shkollës, derisa arsimtari u fut mes tyre dhe filloi t’i godas të dy në kokë.
Dhe kur përfundoi me “leksionin”, i mbajti për dorë për t’ju dhënë këshilla se si duhet të sillen mirë në shkollë.
Edhe pse shumë prej atyre që e kanë parë videon kanë komentuar se si një arsimtar nuk do të duhej të reagonte ashtu, disa kanë përkrahur veprimin e tij duke pretenduar se ka vepruar mirë dhe se nxënësit i ka “mbushur mend”.