Mahia që filloi me disa balona dhe tuba të letrës higjienike, përfundoi shumë vrazhdë.
Rreth njëqind nxënës të shkollës së mesme në Monroe County në Tennessee, që nuk kanë arritur të diplomojnë shkaku i notave të dobëta, kanë mbushur korridoret me gjëra të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Sanë, kafshë të ngordhura, keçap, vaj, miell… e shumë gjëra të tjera i kanë mbuluar korridoret, kurse në mure janë shkruar fjalë të ndryshme kundër mësimdhënësve.
Policia është duke hetuar këta nxënës, që pritet të përjashtohen nga shkolla për sjellje të pahijshme. /Telegrafi/