Site icon Telegrafi

Nxënësit nxiten të godasin thasët me fotografi të profesorëve

Shkolla e qytetit kinez Jinan i ka ngjitur fotografitë e arsimtarëve të saj në thasët e mbushur me rërë dhe u kanë dhënë nxënësve dorëzat e boksit për të çliruar stresin e tyre.

“Nxënësit adoleshent mund të kanë shumë probleme dhe të janë nën presion të madh nga studimet. Është më mirë për ata që ta lirojnë stresin brenda shkollës se diku tjetër", ka thënë zëvendësdrejtori i shkollës, Meng Fanxiang.

Fotografia e zotëriut Mengut si dhe ato të profesorëve tjerë e stafit administrativ janë ngjitur në thasët e rërës.

Meng ka thënë për gazetat lokale se nuk e ka aspak problem nëse studentët e rrahin thesin me fotografinë e tij sa të munden.

Exit mobile version