Telegrafi

Nxënësit në takim me kryetaren e Manastirit, ju premtohet zgjidhje për transportin e organizuar

Kryetarja e Komunës së Manastirit Natasha Petrovska, sot pasdite ka realizuar takim të drejtpërdrejtë me nxënësit të cilët protestuan para komunës, për shkak të problemeve me transportin e tyre për të ndjekur procesin mësimor në këtë qytet.

Sektori për marrëdhënie me publikun i Komunës së Manastirit informoi se një grup i nxënësve kanë protestuar për gjendjen në transportin pa pagesë në qytet dhe janë sqaruar tek kryetarja e komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryetarja ka ftuar nxënësit në komunë dhe ju ka shpjeguar situatën aktuale me transportuesit, ndryshimet ligjore dhe rregullat e reja për shfrytëzim të transportit nga ana e nxënësve. Ajo ju ka shpjeguar nxënësve problemet e trashëguara, si dhe i ka ftuar për durim deri në gjetjen e zgjidhjes, e cila do të vijë për një kohë të shkurtë”, thonë nga komuna.

Në këtë takim përveç nxënësve kanë marrë pjesë edhe drejtorë të një pjese të shkollave, nxënësit e të cilave kanë probleme me transportin./Telegrafi/