Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Abdullah Shabani” në Mitrovicë kanë vizatuar veshje tradicionale në prag të festës së 28 Nëntorit.
Këtë e kanë bërë duke marrë pjesë në punëtorinë “BONEVET veshjen tënde tradicionale”, shkruan Telegrafi.
“Fëmijët, të shoqëruar nga mësuesja Besarta, morën pjesë në punëtorinë ‘BONEVET Veshjen Tënde Tradicionale’, organizuar në kuadër të projektit ‘Trashëgimia dhe Inovacioni’ me mbështetjen e DKRS!”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se nxënësit madje kanë krijuar edhe modele të reja të veshjeve tradicionale.
“Me pasionin dhe njohuritë e tyre, ata krijuan modele të reja të veshjeve tona tradicionale, duke i sjellë në jetë për brezat e ardhshëm!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/