Site icon Telegrafi

Nxënësit mund t’i blejnë notat

Nxënësit e kësaj shkolle mund t’i blejnë plus 10 pikë për dy provime me shkrim – duke paguar një shumë të caktuar parash në fondin e shkollës.

Shkolla Rosewood në Goldsboro, në Karolinën Veriore, ka ardhur deri te kjo ide për ta mbushur arkën e fondit të shkollës.

Duke e mbrojtur këtë vendim kontrovers, drejtoresha e shkollës, Susie Shepherd ka thënë se ndryshimi i një ose dy notave nuk ndikon në suksesin e tërësishëm te nxënësit të caktuar.

“Është gabim të mendohet që një notë mund të ndryshojë përshtypjen e përgjithshme për një nxënës, respektivisht për rezultatin që ka arritur ai gjatë gjithë vitit”, ka thënë ajo.

Zyrtarët e arsimit ndërkaq, nuk mendojnë njësoj, dhe kanë thënë se shitja e notës është shembull i keq për fëmijët. /Telegrafi/

Exit mobile version