Telegrafi

Nxënësit lëpijnë këmbët dhe sqetullat për para në Oklahoma: Pamjet e tmerrshme të një sfide kanë tronditur botën

Pamjet e reja tronditëse vijnë nga shkolla e mesme “Deer Creek” në Oklahoma, SHBA.

Nxënësit lëpijnë këmbët dhe sqetullat e “kolegëve”, të cilat janë lyer me gjalpë kikiriku. Bëhet fjalë për mbledhjen e parave dhe të gjitha janë publikuar në llogarinë Libs të TikTok.

Shkolla publike “Edmond” prej vitesh zhvillojnë ngjarje të tilla, ku nxënësit lëpin çokollatë ose gjalpë kikiriku me atë që ata thonë se janë punonjës të shkollës. Pasi u shfaqën pamjet javën e kaluar nga një shkollë tjetër në Oklahoma për lëpirjen e këmbëve, tashmë janë zbuluar regjistrime të reja.

Videot e publikuara nga kanalet YouTube të shkollave Edmond North dhe Edmond Memorial janë edhe më shqetësuese se ato nga Deer Creek School. Fëmijët shihen duke lëpirë sqetullat e tyre me qime.

Në njoftimin për shtyp të Shkkollave Publike Edmond thuhet vetëm se “këtë vit nuk ka ndodhur lëpirja e këmbëve”.

Nxënësit e klasave nëntë deri në të 12-ta në shkollën Deer Creek dolën vullnetarë për të marrë pjesë në sfidën për mbledhjen e fondeve për një kafene lokale që punëson njerëz me nevoja të veçanta.

Pas publikimit të videove në platformën X, mbikëqyrësi i sistemit të shkollës në Oklahoma, Ryan Walters njoftoi se ka nisur një hetim.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë në shkollat e Oklahomas”, tha Walters. “Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, këto nuk janë vlerat tona”.

Sipas urdhrit, disa nga “lojërat” përfshinin edhe pështyrjen në gojë të njerëzve. Nxënësit thanë se ishin detyruar ta bënin këtë. /Telegrafi/