Pas pushimit dimëror trejavor, në RMV nxënësit po kthehen në shkollë, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/2025.
Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të mësojnë deri më 16 maj.
Nuk do të ketë pushim pranveror këtë vit, pasi shumica e mësuesve, prindërve dhe nxënësve janë shprehur kundër këtij pushimi.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, u uroi suksese nxënësve dhe mësimdhënësve në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor miqësor dhe të sigurt./Telegrafi/