Nxënës të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë, kanë bllokuar rrugën “Luan Haradinaj”, në shenjë proteste për të kërkuar drejtësi për të ndjerin, Aulon Zekën.
Me fotografitë e Aulonit nëpër duar, ata janë ulur në mes të rrugës duke brohoritur “Drejtësi për Aulonin”.
Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka u gjet i vrarë ditën e shtunë në rrugën “Gjon Sereçi” në Prishtinë.
Ai ishte qëlluar me katër plumba. Dy persona të dyshuar janë arrestuar./Telegrafi/