Telegrafi

Nxënësit ju kthehen bankave shkollore, përfundon pushimi dimëror në Maqedoni

Prind me fëmijë nxënës

Pas tre javëve pushim, rreth 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore sot do të kthehen në bankat shkollore për gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2017/18.

Gjatë kohës së pushimit dimëror Ministria e Arsimit paralajmëroi disa ndryshime në sistemin arsimor, për filloristët e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu MASH parasheh që orët mësimore për filloristët të zgjasin 55 minuta

MASH propozon ulje të numrit të lëndëve, katër orë mësimore në ditë, më shumë pushim dhe lojë, largimt të detyrave të shtëpisë dhe reduktim të testeve.

Për këto ndryshime do të merret edhe mendimi i mësuesve, ndërsa pritet të realizohen në fillim të vitit shkollor 2018/19./Telegrafi/