Telegrafi

Nxënësit ‘heronj’ shpëtuan macen që kishte ngecur në tendë (Video)

Macen e vogël, që kishte ngecur në tendën e një lokali në Sichuan të Kinës, e shpëtuan dy nxënës, përmes çadrës së kthyer së prapthi.

Derisa ende i kishin çantat e shkollës në shpinë, fëmijët pritën të qetë, derisa macja ra ngadalë në çadër dhe e zbritën poshtë, transmeton Telegrafi.

“Jo të gjithë heronjtë kanë pelerina, disa janë me uniforma shkolle” si dhe “e ardhmja jonë, varet prej vogëlushëve të zgjuar si këta”, ishin nga komentet e shumta.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale kineze, duke grumbulluar shumë pëlqime. /Telegrafi/