Site icon Telegrafi

Nxënësit habisin mësuesin: shikoni se si mund të krijohet energjia e pastër elektrike!

Kur flasim për prodhimin e energjisë elektrike, gjeja e parë që na bie ndër mend janë termocentralet dhe industria e rëndë. Por a e dini që energjinë elektrike mund ta prodhojmë edhe nga burimet e shëndëtshme dhe të pastërta natyrore si ajri, uji, dielli dhe era?

Nëse nuk e keni ditur, mos u shqetësoni! Për këtë fakt ka pasur mëdyshje edhe mësuesi, i cili gjatë shëtitjes në bjeshkët e Kosovë bashkë me nxënësit e tij, vihet në siklet nga më të vegjlit të cilët fillojnë t’i spjegojnë mësuesit të tyre rolin dhe fuqinë që kanë turbinat e erës në prodhimin e energjisë të pastër elektrike, me kosto minimale për mjedisin!

Pra, nga nxënësit mësuesi kupton se nga një turbinë me erë, bjeshkët dhe natyra e Kosovës gjenerojnë energji elektrike për rreth 500 shtëpi; energji kjo krejtësisht e pastër dhe e shëndetshme për njerëzit dhe mjedisin.

Si gjithçka e shëndetshme dhe e pastër që fillon nga fëmijët, të fillojmë edhe ne të mendojmë dhe punojmë drejtë shfrytëzimit të burimeve të pastërta të energjisë, si alternativë e vetme drejt një të ardhme të shëndetshme dhe të qëndrueshme!

Bashkimi Evropian në Kosovë – Për Energji të Mirë

Exit mobile version