Site icon Telegrafi

Nxënësit gjilanas që shkëlqyen në garat e vitit 2024

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme në Gjilan, edhe garat e ndryshme të vitit 2024, bëri që të mblidhen nxënësit më të talentuar, duke u ranguar në listën e më të mirëve në nivel vendi.

Së fundmi në Gjilan është mbajtur ceremonia përmbyllëse e Olimpiadës Matematike në Gjilan, ku edhe janë dhënë certifikatat për të mirët e shkollave. Nxënësit kanë shënuar suksese në garat e organizuara në lëndën e matematikës për klasat V dhe VI.

Vendin e parë e kanë zënë Eni Kosumi nga klasa e V e shkollës “Rexhep Elmazi” dhe Shkëmb Kryeziu nga klasa VI e shkollës “Nazim Hikmet”.

Ndërsa, vendin e dytë e fituan Ani Kosumi nga klasa e V e shkollës “Rexhep Elmazi” dhe Vesa Xhymshiti nga klasa e VI e shkollës “Thimi Mitko”.

Kurse, vendin e tretë e fituan Malt Korqa nga klasa e V e shkollës “Hello Academy of Education” dhe Hera Thaçi nga klasa e VI e shkollës “Selami Hallaqi”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se nuk do të mungojë përkrahja.

“Janë përzgjedhur më të mirët. Mbështetja për dijen nuk mungon. Për vitin që vjen do të mbështesim matematicientët, shoqatën dhe nxënësit sikur pê të rinjtë, sportin e sferat tjera”, tha Alban Hyseni.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, tha se në mesin e fushave shkencore, matematika është një ndër disiplinat më të vjetra, e cila është thelbësore për shkencën dhe teknologjinë, si dhe për jetën tonë të përditshme.

“Ishte nder dhe kënaqësi të jem në mesin e garuesve më të suksesshëm në Olimpiadën Matematike të Gjilanit (OMGj), tashmë një traditë shumëvjeçare”, tha Arbërie Nagavci.

Ndër të tjera, këtë të premte janë shpallur rezultatet edhe për më të mirët e garave të XXV shtetërore në Fizik për vitin 2024.

Në listën e më të mirëve në nivel vendi ishte Melos Hajrullahu, i cili zuri vendin e tretë, duke theksuar se po i njëjti ka përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare të Fizikës.

Fituesit e garave morën certifikata, duke u bërë kështu një dëshmi e talentëve të rinj në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version