Një video e filmuar me telefon të mençur shfaq momentin kur fillojnë të shtënat në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas”, në Parkland në jug të Floridës.
Në momentin kur dëgjohen shkrepjet e plumbave, dëgjohen nxënësit duke bërtitur dhe dikush vazhdimisht thotë: “Oh Zot! Zoti im”, transmeton Telegrafi.
Nxënësit fshihen nëpër bankat e klasës, kurse një vajzë e veshur me fustan të kuq para autorit të video shihet se si bërtet e tmerruar nga frika.
Por, nuk dihet nëse të shtënat që dëgjohen kanë ndodhur brenda kësaj klase, apo të ndonjë tjetër afër saj.
Si rezultat i këtyre të shtënave, shkolla është mbyllur për të paktën një orë, kurse në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë një numër i madh i policisë dhe autoambulancave. /Telegrafi/