Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri u shpreh se gjatë muajit shtator nxënësit e Vizbegut në Shkup do të mësojnë në shkollën e tyre amë.
“Sot kjo shkollë mori dritë jeshile edhe nga qeveria. Shkollë e bukur, moderne, në fazën finale ndërtimore dhe me shumë gëzim do i pret nxënësit e parë shumë shpejtë”, shprehet ministri Shaqiri.
Ai shtoi se shkolla do të fillojë me procesin arsimir duke i ulur në bankat shkollore rreth 300 nxënës, dhe dukshëm do ta lehtësojë funksionimin e prindërve të kësaj lagje.
“Po, jam krenar që mbaj vulën e shkollës në Vizbeg bashkë me të gjithë shokët qeveritar që ndihmuan këtë proces të vijë deri në finale që nga iniciativa dhe këmbëngulja e vazhdueshme e ZKPM z. Artan Grubi për tu mbaruar ky projekt”, deklaro mes tjerash ministri Shaqiri./Telegrafi/