Sipas informatave të Alsat, premtimet shumëvjeçare për ndërtim të shkollës fillore në Vizbeg të Shkupit mesa duket janë ngatërruar në komunën e Butelit dhe për momentin nuk ka shpresa se ky vendbanim do të bëhet me objekt të ri shkollor. Edhe pse kryetari i komunës së Butellit, Petre Llatinovski paralajmëronte vendosjen e gurëthemelit që nga muaji mars i këtij viti, në parcelën e paraparë për objektin nuk është vendosur as edhe një gozhdë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga komuna e Butelit thanë se për një kohë të shkurtë do të përmbyllet procedura për fillimin e projektit, duke mos dhënë asnjë informatë më tepër. Nga ana tjetër, banorët janë skeptik për vërtetësinë e informatave nga komuna dhe i konsiderojnë vetëm fjalë të marketingut politik dhe asgjë konkrete.
Rreth 800 nxënës nga Vizbegu janë të detyruar për ecje prej 4 kilometrash çdo ditë, për të arritur te shkolla fillore ’26 korriku’ në Shuto Orizare. Një pjesë e nxënësve mësimin e ndjekin në komunat Çair, Butell dhe Karposh,/Telegrafi/